Bota

Grenell shkon pa lajmërim në Mitrovicën e Veriut, takon kryetarin e Listës Serbe

Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenellin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie. 

22 Qershor 2023, 16:57 Nga a.l
Grenell shkon pa lajmërim në Mitrovicën e Veriut, takon kryetarin
Richard Grennell

KOSOVË- Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe.

Sipas Kosovo Online, takimi filloi rreth orës 16:00 dhe morën pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiç dhe nënkryetarin Igor Simiç, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviç, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore. Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenellin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie. 

richard grenell

Sondazh

Poll