Bota

Britania thirrje Serbisë: Lironi Policët e Kosovës! Ulni tensionet

Në raportin e tij për muajin qershor, Holland thotë po ashtu se dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet menjëherë.

22 Qershor 2023, 17:03 Nga a.l
Britania thirrje Serbisë: Lironi Policët e Kosovës! Ulni
Neil Holland

KOSOVË- Ambasadori britanik Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi i ka bërë thirrje Serbisë të lirojë 3 policët e rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës. Në raportin e tij për muajin qershor, Holland thotë po ashtu se dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet menjëherë.

‘Britania e Madhe është shumë e vetëdijshme për rritjen e fundit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë’, ka thënë Holland në raportin e tij. 

Holland ndër të tjera theksoi se Britania e Madhe ka përsëritur thirrjet ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga komuna alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale. 

neil holland

Sondazh

Poll