Bota

Dhunoi të burgosurit shqiptarë më 1999, Gjykata në Prishtinë lë në burg serbin e arrestuar në Graçanicë

Sipas gjykatës, Milenkoviç dhe disa serbë të tjerë keqtrajtuan të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore.

22 Qershor 2023, 16:13 Nga a.l
Dhunoi të burgosurit shqiptarë më 1999, Gjykata në
Dragisha Milenkoviç

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për serbin e identifikuar me emrin Dragisha Milenkoviç i cili u arrestua një ditë më parë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Gjykata njofton se Milenkoviç ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht nga data 24.05.1999 deri me 10.06.1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtar tjerë të burgjeve në fjalë, keqpërdorën autorizimet zyrtare. Ata transferuan të burgosurit shqiptar nga burgu i Dubravës për në burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit. 

Sipas gjykatës, Milenkoviç dhe disa serbë të tjerë keqtrajtuan të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore.

“Fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit dhe të dyshuarit kishin filluar që ti godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte, shqelma etj, dhe pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar e lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, njofton gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. 

dragisha milenkoviç

Sondazh

Poll