Sport

Rugby World Cup 2019/ Anulohet ndeshja Angli-Francë, shkak cikloni i fuqishëm

11 Tetor 2019, 09:40 Nga DOSJA
Rugby World Cup 2019/ Anulohet ndeshja Angli-Francë, shkak cikloni i

Japoni- Ndeshja Angli-Francë për Kupën Botërore të Rugby është bërë ndeshja e parë në historinë e turneut që do të anulohet. Lajmi për anulimin e ndeshjes është konfirmuar nga World Rugby.

“Typhoon Hagibis”, që parashikohet të jetë cikloni më i keq tropikal në Japoni në 60 vitet e fundit ka bërë që ndeshja e së shtunës në Stadiumin Ndërkombëtar Yokohama të anulohet.

Drejtori i turneut në Kupën e Botës për Rugby, Alan Gilpin konfirmoi në konferencën e mbajtur për shtyp se nuk ka plane për zhvendosjen ose shtyrjen e ndeshjes. Kjo do të thotë që ndeshja do të anulohet nëse nuk mund të luhet të dielën ashtu sikurse edhe ishte caktuar.

Pas vlerësimit të gjerë të informacionit të fundit, ne po konfirmojmë rregullimet për orarin e ndeshjes së kësaj fundjave për shkak të ndikimit të rëndësishëm të Typhoon Hagibis”, tha drejtori i turneut Alan Gilpin në një konferencë shtypi urgjente të enjten.

Sot pritet të luhet ndeshja Pool D midis Australisë dhe Xhorxhisë në Shizuoka, ndërsa të shtunën pritet të luhet ndeshja Pool A midis Irlandës dhe Samoa në Fukuoka.

Ndërkohë ndeshjet në Pool B, Zelandë e Re-Itali, Angli-Francë në Yokohama do të anulohen.

Siç mund ta imagjinoni, nuk ka qenë e lehtë që të merret ky vendim, por kemi pasur sigurinë përparësi”, është shprehur drejtori i turneut.

Independent shkruan se ardhja e skuadrës angleze në Japoni nga Faxai u vonua pasi mbetën të bllokuar në Aeroportin Ndërkombëtar Narita të Tokios për shkak të kaosit të krijuar nga tajfuni i 15-të për këtë sezon.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa boterore e rugby ndeshja angli-france rugby world cup 2019 kupa boterore e rugby ndeshja angli-france rugby world cup 2019

Sondazh

Poll