Sport

Skandal në Turqi, federata turke bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heq flamujt

10 Tetor 2019, 14:39 Nga DOSJA
Skandal në Turqi, federata turke bllokohen 1 mijë tifozë

TURQI– Nesër të luhet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, por duket se kjo sfidë do të jetë e tensionuar. Sipas informacioenve që bëhen me dije, mësohet se federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa kundër tifozëve shqiptarë.

Mësohet se kjo federatë ka zvogëluar numrin e tifozëve shquptarë që do të lejojë në stadium, nga 2500 që pritej në 1500. Po ashtu punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejuara të tifozërisë shqiptare, si shaje, banderola dhe materiale të tjera.

Për këtë ngjarje ka ardhur dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me anë të zëdhënësit shkruan se është njoftuar delegacioni në Turqi.

Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 federata turke tifozet shqiptare turqi-shqiperi euro 2020 federata turke tifozet shqiptare turqi-shqiperi

Sondazh

Poll