Sport

ME VIDEO/ 74 vjeç, por nuk duket. Trajneri Reja feston ditëlindjen në Stamboll: Më bëni dhuratë fitoren ndaj Turqisë

11 Tetor 2019, 07:01 Nga DOSJA
ME VIDEO/ 74 vjeç, por nuk duket. Trajneri Reja feston ditëlindjen

TIRANË– Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edy Reja ka festuar 74-vjetorin e lindjes ditën e djeshme.

Në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra kuqezi, i gjithë ekipi i ka bërë një surprizë duke i sjellë një tortë me qirinj.

Reja ka mbajtur edhe një fjalim, duke u shprehur se ndjehet shumë  ri në kokën e tij.

“Sekrekti im është që kam qënë gjthmonë me të rinjtë dhe jam i ri në mendje. Nuk ka lidhje mosha. Është një mundësi e madhe që të jem në moshën që jam dhe të kem mundësi akoma që të jap nga vetja. Por unë edhe marr shumë nga ju. Nesër dua edhe një dhuratë nëse është e mundur. Jo për mua por për ju. Kemi akoma mundësi të përmirësohemi,“-u tha Reja lojatrëve.

Ditën e sotme në 20:45 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë kundër Turqisë në “Şükrü Saracoğlu Stadium (Istanbul)”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset të Europianit 2020.

(k.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja euro 2020 kombetarja shqiptare e futbollit edy reja euro 2020 kombetarja shqiptare e futbollit

Sondazh

Poll