Sport

“S’ka debutues në formacion”, Reja flet për ndeshjen me Turqinë: Nuk do ndikohemi nga mungesat

10 Tetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
“S’ka debutues në formacion”, Reja flet për ndeshjen

TURQI- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja nga konferecna e sotme në Turqi ka dhënë detaje për ndeshjen e nesërme e vlefshme për Euro 2020.  Tekniku italian theksoi se mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen e nesërme, pasi Kombëtarja ka në dispozicion lojtarë të cilët mund të bëjnë mjaft mirë rolet që janë bosh.

Ai e përjashtoi mundësinë për aktivizimin e ndonjë debutuesi nga minuta e parë, duke lënë të kuptohet se mbrojtësi Marash Kumbulla i cili po shkëlqen te Verona, do të qëndorjë në stol në fillim të ndeshjes.

Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur”, u shpreh ai për mungesat.

Ndërkohë tha se nuk do të ketë asnjë debutues në formacionin e parë. “Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues”, shtoi Reja.

Nesër Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë një ndeshje me Turqinë, në 20:45 e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020. Shqipëra dhe Turqia ndeshen për herë të dytë në grupe. Kujtojmë se sfida e parë mes tyre e luajtur në Shkodër përfundoi në favor të turqve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edy reja euro 2020 turqi-shqiperi edy reja euro 2020 turqi-shqiperi

Sondazh

Poll