Sport

“Arena Kombëtare” hap dyert në 3 nëntor, ndeshja hapëse mes Vllaznisë dhe Apolonisë

10 Tetor 2019, 15:25 Nga DOSJA
“Arena Kombëtare” hap dyert në 3 nëntor, ndeshja

TIRANË- “Arena Kombëtare” është gati. Pritjes së tejzgjatur i erdhi fundi. Sipas informacioneve mësohet se ndeshja e parë inauguruese për stadiumin e ri do të luhet në 3 nëntor.

Do jenë femrat e Apolonisë dhe Vllaznisë ato që do të luajnë për herë të parë në stadiumi ne ri kombëtar. Mësohet se FSHF ka vendsour që të bëj një hapje ndryshe, ku do jenë femrat ato që do shkelin për herë të parë në tapetin e blertë të këtij stadiumi.

Po ashtu është mësuar dhe orari dhe bëhet me dije se ndeshja do të startoj në orën 20:00, kjo për të testuar sa më mirë dhe ndriçmin në stadium.

“Arena Kombëtare” është stadiumi më i ri në Shqipëri, i cili prejdisa vitesh po ndërtohet dhe ka hapur shumë debate. “Arena” është stadiumi i parë me kullë në Shqipëri, i cili ësthë dnërtuar mbi “Qemal Stafën” vjetër.

Më herët FSHF ka deklaruar se ndeshja hapëse do të ishte që në shtator, por punimet nuk kanë mbaruar dhe kombëtarja e meshkujve mund të luajë sfidën me Francën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arena kombetare ndeshja hapese ne arenen kombetare vllaznia-apolonia arena kombetare ndeshja hapese ne arenen kombetare vllaznia-apolonia

Sondazh

Poll