Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Bashkëshorti e shtyn 55-vjeçaren nga shkallët, e mban 6 ditë me këmbë të thyer në shtëpi

Por edhe kanë kaluar 6 ditë, ai nuk e ka dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekëve lidhur me frakturën. Deri më sot...

22 Qershor 2023, 13:22 Nga k.m.
E rëndë në Korçë/ Bashkëshorti e shtyn
Diana Mulla

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 55-vjeçare e cila dhunohej nga bashkëshorti, prej 6 ditësh ka qëndruar me këmbë të thyer në banesë. Sipas informacioneve paraprake të bëra me dije lidhur me ngjarjen, Diana Mulla, është shtyrë nga bashkëshorti i saj, Fatosi, i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë duke i shkaktuar edhe këmbën e thyer.

Por edhe kanë kaluar 6 ditë, ai nuk e ka dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekëve lidhur me frakturën. Deri më sot...

E dhunuara ka treguar për bluzat e bardha se bashkëshorti e ka shtyrë. 55-vjeçarja ka probleme shëndetësore, ku ka pësuar paralizë dhe vuan nga zemra, pra konsiderohet si person me aftësi të kufizuara. Por bluzat e bardha konfirmojnë se për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet 55-vjeçarja, mund ta ketë të pamundur përdorimin e këmbës së djathtë.

Denoncimi u bë sot prej saj në uniformat blu, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij. Deri më tani, e dhunuara pretendon se shkak për sherrin është bërë një gotë vaj, ndërsa Fatos Mulla mohon akuzat duke sqaruar se 55-vjeçarja është rrëzuar vet dhe ai nuk ka asnjë arsye për ta dhunuar. Ndër të tjera ai ka shtuar se e ka çuar vetë në spital, ndërsa vazhdimisht i shërben dhe e ndihmon.

Bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.

diana mulla fatos nano

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2023, 12:02 k.m.

Arben Ahmetaj shkon në SPAK

Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë...