Aktualitet

Zhduket 46-vjeçari në Elbasan, familjarët dyshojnë se e ka marrë rrjedha e Shkumbinit

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë shprehur se 46-vjeçari ishte duke punuar në një sipërfaqe toke buzë Shkumbinit, përpara se të zhdukej.

22 Qershor 2023, 12:22 Nga k.m.
Zhduket 46-vjeçari në Elbasan, familjarët dyshojnë se e ka
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 46-vjeçar në Elbasan nuk është kthyer në banesë prej dy ditësh dhe familjarët e tij dyshojnë se mund ta ketë marrë rrjedha e Shkumbinit. Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë shprehur se 46-vjeçari ishte duke punuar në një sipërfaqe toke buzë Shkumbinit, përpara se të zhdukej.

Familjarët dyshojnë se atë mund ta ketë marrë rrjedha gjatë kohës që ka tentuar të kalonte në krahun tjetër të lumit për t’u kthyer në banesë.

Ndaj palombarët e Repartit Special RENEA janë angazhuar përgjatë shtratit të lumit Shkumbin për gjetjen e të zhdukurit.

elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2023, 12:02 k.m.

Arben Ahmetaj shkon në SPAK

Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë...