Aktualitet

Largimi i Ardian Çelës nga OSHEE, Enea Karakaçi zgjidhet drejtori i ri i OSHEE group

Në 2013, nga ERE transferohet te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

22 Qershor 2023, 13:11 Nga k.m.
Largimi i Ardian Çelës nga OSHEE, Enea Karakaçi zgjidhet
Enea Karakaçi

TIRANË- Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelën, i cili u largua pas mbarimit të mandatit. Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012. Në 2013, nga ERE transferohet te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Karrierën në ministri e ka nisur si një specialist dhe më pas, vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri. Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

enea karakaçi ardian cela

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2023, 12:02 k.m.

Arben Ahmetaj shkon në SPAK

Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë...