Aktualitet

21 JANARI/ Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të viktimave, dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës

Familjaret e 21 janarit kanë kërkuar që dosja dhe audioregjistrimet e momentit të vrasjes, të publikuara nga gazetari Artan Hoxha të merren në dorë nga Struktura e Posaçme, me pretendimin se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës, por edhe sepse në çështje janë të përfshirë zyrtarë të lartë që duhet të hetohen nga SPAK.

22 Qershor 2023, 12:04 Nga k.m.
21 JANARI/ Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të
Protesta pas vrasjes së 21 janarit

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur mospranim të ankimit të familjarëve të 21 janarit, te cilët kundërshtonin vendimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e çështjes për kompentencë në Prokurorinë e Tiranës. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga gjyqtarja e GJKKO-së së Apelit, Igerta Hysi.

Familjaret e 21 janarit kanë kërkuar që dosja dhe audioregjistrimet e momentit të vrasjes, të publikuara nga gazetari Artan Hoxha të merren në dorë nga Struktura e Posaçme, me pretendimin se nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës, por edhe sepse në çështje janë të përfshirë zyrtarë të lartë që duhet të hetohen nga SPAK. Por pavarësisht pretendimevem Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e famijarëve të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Çfarë ndodhi në 21 janar?

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për "7%" e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.  Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

21 janari 2011

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2023, 12:02 k.m.

Arben Ahmetaj shkon në SPAK

Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë...