Arben Ahmetaj shkon në SPAK
Sot, mediat kanë kapur momentet kur ish-ministri futet në ambientet e organit të akuzës, i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00.
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sot, mediat kanë kapur momentet kur ish-ministri futet në ambientet e organit të akuzës, i vetëm dhe ka hyrë në ambientet e prokurorisë rreth orës 12:00. Por ende nuk dihet shkaku i thirrjes së tij në SPAK.
Aktualisht, organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së tij. Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e kryera nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së tij, nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës. Por pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga Gjykata.
Ç'ka ndodhur me Arben Ahmetajn?
Më 8 mars 2023, oficerët e BKH kontrolluan banesën e Erjola Hoxhës, partneres së Ahmetajt në zonën e Gjirit të Lalzit si dhe sekuestruan telefonin e saj. Ahmetaj dhe Hoxha apeluan në GJKKO duke e konsideruar kontrollin të paligjshëm, por kërkesa u rrëzua. Mbrojtja pretendoi se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj. Ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi. Por ky fakt sipas tyre u anashkalua ndërsa më tej parashtruan se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale: “Korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”. SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt./Dosja.al
Sondazh
Pezullohet rektorja në Shkodër, mori 150 euro për të kaluar studentin në provim
Foto ilustruese TIRANE-Suzana Golemi, Rektorja e Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër është pezulluar nga detyra për "s...
FOTO/ E zuri makineria poshtë, humb jetën 33-vjeçari në fasoneri. Pronarët tentuan të fshehin ngjarjen, policia arreston administratorin
Taulant Dika KRUJË- Taulant Dika është personi që humbi jetën ditën e djeshme në një fasoneri në Fus...
Po largohej nga Shqipëria me 21.800 Euro, ia sekuestrojnë paratë në doganën e Kapshticës
Foto ilustruese KAPSHTICË- Një shumë parash janë sekuestruar në doganën e Kapshticës pasi nuk ishin deklaruar nga posedu...
U përplas për vdekje në Durrës, pedagogia e 22-vjeçares prek me statusin e saj: Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna
Erisa Aliaj DURRËS- Pedagogia e 22-vjeçares që humbi jetën ditën e djeshme nga një aksident në Durrës ka rea...
"Zoti na sprovoi në pleqëri"/ Babai i shqiptares që u vra nga burri në SHBA: Shpirti ynë e di si po durojmë
Arjana Gllafce SHBA- Babai dhe motra e Arjana Gllafce, e cila u vra nga partneri i saj në SHBA kanë reaguar në rrjetet social...
Kishte mashtruar disa persona duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen, arrestohet 43-vjeçarja e dënuar me 2 vite burg
Foto ilustruese KRUJË- Një 43-vjeçare, e shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e ...
Kryetarja e 'Kushtetueses' i beson postin e shefit të kabinetit ish-vartëses së Elisa Spiropalit, Gjykata: CV do ta merrni kur ta publikojmë te faqja zyrtare
Gjykata Kushtetuese ka gjykuar muajt e fundit disa çështje me interes të madh publik dhe rastësi ose jo, por konstatohet se të gjit...
Kërcënoi se do të vriste foshnjën e partneres së tij, 42-vjeçari shqiptar përfundon në Polici. E reja e mbron: Është djalë i mirë
Foto ilustruese GREQI- Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptare pasi partnerja e tij e denoncoi se i dashuri ...
Gjendet e mbytur një grua në liqenin e Pogradecit
Foto ilustruese POGRADEC- Një grua është gjendur e mbytur në liqenin e Pogradecit mëngjesin e kësaj të enjteje në l...
Diell dhe temperatura deri në 36 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
Moti TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonën jug-lindore. Temperaturat minimale do të luha...
