Aktualitet

Kërcënoi se do të vriste foshnjën e partneres së tij, 42-vjeçari shqiptar përfundon në Polici. E reja e mbron: Është djalë i mirë

Sipas nënës 40-vjeçare, e cila gjithashtu është nga Shqipëria, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe po e kërcënonte se do të vriste foshnjën pasi po qante.

22 Qershor 2023, 08:34 Nga k.m.
Kërcënoi se do të vriste foshnjën e partneres së tij,
Foto ilustruese

GREQI- Policia në Malia të Kretës arrestoi një 42-vjeçar shqiptare pasi partnerja e tij e denoncoi se i dashuri i saj e kërcënoi se do t'i vriste foshnjën. Sipas nënës 40-vjeçare, e cila gjithashtu është nga Shqipëria, 42-vjeçari nën efektin e alkoolit dhe po e kërcënonte se do të vriste foshnjën pasi po qante.

Kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në vendin e treguar nga 40-vjeçarja, gjetën gruan që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.

Në rrëfimin e saj në Komisariat, ajo tha se 42-vjeçari e ka bërë për herë të parë një kërcënim të tillë dhe se është djalë i mirë, se punon dhe sjell para në shtëpi. Pas kësaj mbrojtjeje, 42-vjeçari u la i lirë, por po hetohet administrativisht pasi nuk ka dokumente për të jetuar në Greqi./Protothema

greqi

Sondazh

Poll