Sport

Presidentja e Moldavisë uron kombëtaren, për fitoren e bujshme ndaj Polonisë!...

Presidentja e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, ka uruar kombëtaren e futbollit pas suksesit më të jashtëzakonshëm, të arritur pas 32 vitesh në ndeshjen kundër Polonisë.

21 Qershor 2023, 18:15 Nga DOSJA

Presidentja e Moldavisë uron kombëtaren, për fitoren e bujshme

MOLDAVI - Maia Sandu, presidentja e Moldavisë, pas fitores një mënyrë dramatike dhe historike ndaj Polonisë 3-2, ka uruar lojtarët e kombëtares, por edhe anëtarët e stafit teknik, duke thenë se “çdo rezultat mund të kthehet në favorin tonë”.

“Moldavi, ju jeni fitimtarë kur njerëzit bëjnë një ekip të bashkuar! Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja e Moldavisë në futboll dëshmoi në ndeshjen kundër Polonisë, se vetëm me shumë punë, përkushtim dhe luftë deri në momentin e fundit, mund të arrijmë rezultate shumë të mira.

Ne mund të kthejmë çdo rezultat në favorin tonë, ne mund të tërheqim vëmendjen dhe admirimin e atyre përreth nesh.

Urime trajnerit Serghei Clescenco dhe Ion Nicolaescu, i cili u bë golashënuesi më i mirë i kombëtares. Jemi krenarë për ty!”, është mesazhi i Maia Sandu, presidentja e Republikës së Moldavisë.

Presidentja e Moldavisë uron kombëtaren, për fitoren e bujshme

Moldavia mposhti mbrëmë Poloninë me rezultatin 3-2 , pas paraqitjes së mahnitshme të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin Zimbru në Kishinau. Ky ishte suksesi më kumbues në historinë 32-vjeçare të kombëtares moldave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll