Sport

Histori që përsëritet me "ngjyra" të reja, Galatasaray synon Vedat Muriqin!...

Sulmuesi i ‘Dardanëve’, Vedat Muriqi, që luan me Mallorcan në Spanjë, mund të rikthehet në Superligën turke gjatë kësaj vere.

21 Qershor 2023, 17:08 Nga DOSJA
Histori që përsëritet me "ngjyra" të reja,

TURQI - Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pati një sezon mbresëlënës në Spanjë me Mallorcan, duke e mbyllur edicionin 2022/23 me 15 gola në La Liga dhe një tjetër në Kupën e Spanjës, derisa kontribuoi edhe me katër asistime.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse “Pirati” do të qëndrojë tek ishullorët apo jo, ndonëse ka kontratë me ta deri në vitin 2027. Mediumi turk “Aksam” raporton se përfaqësuesit kosovar ia ka vënë syrin gjiganti nga Stambolli, Galatasaray.

Historia është e vjetër. Muriqi ka luajtur në këtë qytet, por me një gjigant tjetër, Fenerbahçe, ku e kishte arritur kulmin e karrierës në atë kohë.

Megjithatë, tani në garë për 29-vjeçarin ‘dardan’ është futur klubi verdhekuq, ku me sukses në sezonin e fundit luajti ylli tjetër kosovar, Milot Rashica, i cili mund të mbetet në këtë klub nëse arrihet marrëveshja me Norwich Cityn.

Galata synon ta mbyllë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi Muriqin e sheh si zëvendësues ideal të Mauro Icardit, i cili pritet të largohet gjatë verës pasi ishte i huazuar dhe ka oferta të majme dhe mundësi më të mira.

Thuhet se Muriqi do të dëshironte të punojë me ish-trajnerin Okan Buruk dhe të rikthehet në Turqi, ku ndihet si në shtëpi. Prizrenasi i ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me Mallorcan në sezonin e fundit, ndërsa në 35 raste ka qenë titullar.

Në total, sulmuesi Vedat Muriqi ka luajtur 3037 minuta në radhët e Mallorcat në La Ligan e sezonit që sapo u mbyll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll