Bota

FOTO-Kush është serbi i arrestuar në Kosovë, mediat serbe: Hakmarrje e Kurtit

Sipas mediave serbe rrestimi i tij është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi antiserb i Albin Kurtit në Prishtinë, i cili tani dëshiron të përhapë terrorin dhe tensionet e saj nga veriu në jug.

21 Qershor 2023, 16:53 Nga f.i
FOTO-Kush është serbi i arrestuar në Kosovë, mediat serbe:
Dragisha Milenkoviç

KOSOVË- Zyra për Kosovën dhe Metohi ka njoftuar se një serb tjetër është arrestuar në zonën e Kosovës dhe Metohisë, kësaj radhe në Graçanicë.

Kurir.rs shkruan se arrestimi i tij është një demonstrim brutal i forcës dhe padrejtësisë nga regjimi antiserb i Albin Kurtit në Prishtinë, i cili tani dëshiron të përhapë terrorin dhe tensionet e saj nga veriu në jug.

“Dragisha Milenkoviç nga Kishnica, jo larg Graçanicës, është arrestuar në kuadër të planit të hakmarrjes së Kurtit ndaj serbëve," -thuhet në njoftim nga Zyra për Kosovën dhe Metohi.

arrestohet serbi ne kosove

Sondazh

Poll