Bota

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Rumani, raportime për të plagosur

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e faktorëve që kanë çuar në shpërthimin.

21 Qershor 2023, 15:39 Nga A.B
Shpërthim në rafinerinë e naftës në Rumani, raportime
Shperthim

RUMANI- Një shpërthim i madh ka ndodhur më herët në një rafineri nafte të kompanisë Petromidia, e cila ndodhet në provincën e Konstancës në Rumani. Shpërthimi shkaktoi zjarr, ndërsa sipas Reuters raportohet për të lënduar.

Shërbimet e urgjencës u mobilizuan shpejt për të shuar zjarrin dhe për të minimizuar ndikimin si në rafineri ashtu edhe në mjedis. E mira sipas autoriteteve është se era po e drejton tymin drejt Detit të Zi dhe për pasojë nuk rrezikohet asnjë zonë banimi.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e faktorëve që kanë çuar në shpërthimin. Autoritetet siguruan publikun se po merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve lokalë dhe mjedisin. Procedurat e evakuimit, nëse gjykohet e nevojshme, do të zbatohen menjëherë për të garantuar mirëqenien e atyre në zonë./Dosja.al

rumani shperthim

Sondazh

Poll