Bota

VIDEO/ Ura që mbahet 'gjallë' nga bestytnitë, indigjenët e rindërtojnë çdo vit, ARSYEJA: Nëse nuk e bëjmë, Zoti do të na ndëshkojë

Ura vizitohet nga shumë turistë çdo vit.

21 Qershor 2023, 16:41 Nga a.l
VIDEO/ Ura që mbahet 'gjallë' nga bestytnitë,
Peru

PERU- Peruanët autoktonë të rajonit Cusco çdo vit në këtë kohë riparojnë me dorë, pak nga pak urën që kalon lumin Apurimac me arsyetimin se nëse nuk do ta bënin, Zoti do t'i ndëshkonte. 

"Është një çështje krenarie për ne që të ndërtojmë urën," tha Braulio Huilca për AFP për urën, e cila është caktuar një monument i trashëgimisë kulturore jomateriale.

Ura është krijuar për herë të parë 600 vjet më parë. Ka shumë bestytni që shoqërojnë urën, shkruan CNN. 

“Nëse nuk e rindërtojmë, Zoti do të na ndëshkojë”, thotë një fermer.

Gratë nuk mund të marrin pjesë në fazën e parë të ndërtimit pasi sipas legjendës zanat e lumit janë xhelozë. Ura është pothuajse 30 metra e gjatë dhe 1.2 metra e gjerë dhe ndodhet mbi një grykë 28 metra. 

Ura vizitohet nga shumë turistë çdo vit.

peru

Sondazh

Poll