Bota

EMRI/ U arrestua në Kosovë, serbët protestojnë para stacionit policor në Graçanicë

Serbët u mblodhën para stacionit policor dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë.

21 Qershor 2023, 15:50 Nga f.i
EMRI/ U arrestua në Kosovë, serbët protestojnë para
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Serbët janë mbledhur për të protestuar, kundër Dragisha Milenkoviçit, i cili u arrestua në Graçanicë të Kosovës, raporton Kurir.rs. Serbët u mblodhën para stacionit policor dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë.

Gjithashtu serbët pretendojnë se gjatë protestës, një automjet kaloi me forcë nëpër turmën e njerëzve dhe u plagos Millosh Bozhidareviç me origjinë nga Gornja Brnjica, i cili jeton në Graçanicë.

Graçanicë është komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës.

dragisha milenkoviç arrestohet serbi ne kosove

Sondazh

Poll