Bota

'Zero tolerancë'/ Italia me rregulla të ashpra, gjoba dhe heqje patente për këdo që kapet i dehur në makinë

Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për qytetarët që flasin në telefon në kohën që janë duke udhëtuar me makinë. 

21 Qershor 2023, 15:21 Nga a.l
'Zero tolerancë'/ Italia me rregulla të ashpra, gjoba dhe
Itali

ITALI- Italia ka marra masa të rrepta për shoferët 'e pa bindur'. Ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini njoftoi se shoferët të cilët do të kapen duke udhëtuar në gjendje të dehur, apo nën efektin e lëndëvë narkotike do të gjobiten dhe do t'iu pezullohet patenta. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për qytetarët që flasin në telefon në kohën që janë duke udhëtuar me makinë. 

Salvini paralajmëroi se nga sot do të ketë zero tolerancë për ata që nuk drejtojnë makinën me përgjegjësi, shkruajnë mediat italiane. 

"Është thelbësore që edukimi për sigurinë rrugore të kthehet në vendin e parë dhe të evitohen sjelljet e papërgjegjshme që shkaktojnë qindra viktima në rrugët e Italisë çdo vit", tha ai.  

Ministri përgjegjës i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, nënkupton gjithashtu rritjen e masave për mbrojtjen e atyre që udhëtojnë me biçikletë dhe vendosjen e sigurimit të detyrueshëm, si dhe targave, për skuterat elektrik. 

matteo salvini

Sondazh

Poll