Bota

Arrestohet një serb në Kosovë, akuzohet për tortura në burgje

Ai dyshohet se gjatë luftës ë Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

21 Qershor 2023, 15:39 Nga f.i
Arrestohet një serb në Kosovë, akuzohet për tortura në
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë. Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë luftës ë Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit ka sekuestruar si prova materiale, një armë, fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Marrë nga REL

arrestohet serbi ne kosove

Sondazh

Poll