Politike

“Të eci vet”, Meta flet për ndarjen me LSI-në: Për mua është njësoj si partitë e tjera, Kryemadhi të rri e qetë

10 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Të eci vet”, Meta flet për ndarjen me LSI-në:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se ka hequr dorë përfundimisht nga LSI dhe nuk do të rikthehet më në drejtimin e saj. Meta i ftuar në ‘Open’, përball gazetares Eni Vasili është shprehur se LSI për të është njësoj si partitë e tjera në vend.

Unë prandaj jam kaq i qartë dhe i ftohtë në këtë raport, sepse unë kam dhënë gjithçka për LSI-në kur kam patuar ato detyrimet e mia ndaj LSI-së. Tani LSI-ja të eci vetë”, u shpreh Meta.

Zoti Meta, çfarë është LSI-ja, sot për ju?

LSI-ja për mua sot është si 50 parti të tjera që janë sot në Shqipëri. Kaq, asgjë më shumë.

Në mos gabojë keni thënë që ka qenë vendimi juaj politik më i mirë themelimi i LSI-së. Nuk e konsideroni më kështu?

Unë po flas si President, nuk po flas si Ilir. Si President për mua LSI-ja është si 50 parti të tjera të Shqipërisë.

A duhet besuar kjo po të kemi parasysh se e keni drejtuar, ka qenë partia që ju e keni themeluar, e keni dashur, e keni rritur, i keni dhënë rezultate shumë të mira?

Unë prandaj jam kaq i qartë dhe i ftohtë në këtë raport, sepse unë kam dhënë gjithçka për LSI-në kur kam patuar ato detyrimet e mia ndaj LSI-së. Tani LSI-ja të eci vetë.

Sepse duket e pakuptimtë dhe e vështirë për t’u kuptuar edhe nga teleshikuesit, kur ju thoni për shembull opozita është e papërgjegjshme, po të kemi parasysh që gjysmën e opozitës e keni në shtëpi? Një nga partitë kryesore, drejtohet nga bashkëshortja juaj.

Unë mendoj që nuk duhet të ngatërrojmë çështjet e sjelljes publike me raportet personale apo me raporte familjare. Ato janë zgjedhje të LSI-së, mban përgjegjësi vetë LSI-ja, e gjykon populli shqiptar, e gjykon qytetari shqiptar. Qëndrimet e mia janë plotësisht të sinqerta, tërësisht të përgjegjshme dhe ky lloj debati nuk mund të spostojë kurrsesi vëmendjen nga përgjegjësitë, që ka qeveria për mbarëvajtjen e vendit, për mbarëvajtjen e institucioneve demokratike, për përgjegjësinë që ka maxhoranca për të garantuar standardet më normale, demokratike të funksionimit të Kuvendit, të marrëdhënieve me gjithë institucionet e tjera. Pastaj, se çfarë bën opozita kjo është një përgjegjësi e saj.

Pyetja e fundit për LSI-në, partinë që ju themeluat. Zonja Kryemadhi tha që nëse shkarkoheni nga detyra e Presidentit, nuk ua lë partinë.

Zonja Kryemadhi nuk ka pse të ketë shqetësime të tilla, sepse nuk kam ndërmend të kandidoj ndonjëherë për një çështje të tillë.

Pra, nuk do riktheheni asnjëherë në krye të LSI-së?

Më duket se e kam bërë të qartë që angazhimi im është për çështje të mëdha mbarëkombëtare dhe nuk do të jetë për çështje të karakterit parcial apo ideologjik.

Pas Presidencës e kishit fjalën sigurisht?

Tani, unë për të ardhmen e kisha, nga sot e nesër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ndahet nga lsi monika kryemadhi ilir meta meta ndahet nga lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll