Politike

“Je zonjë apo zotëri”, plas sherri mes Kujtim Gjuzit dhe Elton Ilirjanit: Ke punuar me prapakolp, të njohin mirë njerëz

10 Tetor 2019, 20:25 Nga DOSJA
“Je zonjë apo zotëri”, plas sherri mes Kujtim Gjuzit dhe

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur me biznesmenin e njohur homoseksual Elton Ilirjanin.

Teksa Gjuzi ishte i ftuar në emisionin “360 gradë”, moderatori Artur Zheji futi në lidhje telefonike Ilirjanin teksa diskutonin për letrën e grave minister që u dërgua para dy ditësh në Holandë.

Teksa biznesmeni tashmë i deklaruar për orientimin e tij seksual, po fliste për mënyrën se si trajtohen anëtarët e komunitetit të LGBTI-së, Gjuzi mori fjalën për ti drejtuar një pyetje. Por më pas filloi debate pasi deputeti kujtim Gjuzi filloi të përdorte një fjalor të pakontrolluar e ndërsa Ilirjani u mbrojt në mënyrën e tij.

Debati në studio

Gjuzi: Çfarë kërkon ky tani…Ore ti, ç’a është ky sepse unë s’do çfarë t’i them zonjë apo zonjë apo zotëri. Do dhe të kuq buzësh ky dreq….

Ilirjani: Ti zotëri je një injorant….je një injorant dhe nuk më intereson fare se çfarë thua ti…unë jam Eltoni, jam mashkull siç je dhe ti mashkull

Gjuzi: Po shko more ti, kujt i thua injorant ti. Hajde në Tironë njëherë të të tregoj unë se kush është injoranti.

Ilirjani: Na trembe shumë. Unë vij sepse unë nuk ndjehem i kërcënuar nga një njeri si ti…

Gjuzi: Ne po mbrojmë Ali Pashë Tepelenën se dalin shkrime që thonë se përdorte prapanicën, na del ti që e ke sumën mbrapsht…ec more ti.

Zheji: Ilirjan të kërkoj ndjesë.

Ilirjani: Për çfarë më kërkon ndjesë për atë zotërinë aty që unë nuk i di as emri, unë s’e llogaris fare atë…

Gjuzi: S’ke nevojë të më dish emrin ti mua sepse të kujtohet çdo ditë se si i ke fituar paratë. Mos kujto se s’të njohin njerëzit, e dinë të gjithë se si i ke bërë lekët ti që je sponzorizuar nga ata të tutë. Ju keni nevojë për pampers, edhe ti vetë…

Zheji: Mos ofendo..

Gjuzi: S’po ofendoj, pse pampers ofendim është..?

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elton ilirjani kujtim gjuzi sherr mes gjuzit dhe ilirjanit elton ilirjani kujtim gjuzi sherr mes gjuzit dhe ilirjanit

Sondazh

Poll