Art&Argëtim

Mbajti korse gjatë koncertit, Adele përballet me një infeksion në lëkurë

Pas koncertit gjendja shëndetësore e Adele është përkeqësuar dhe shkak për këtë është bërë veshja që ajo kishte zgjedhur për performancën. 

20 Qershor 2023, 15:45 Nga f.i
Mbajti korse gjatë koncertit, Adele përballet me një infeksion
Adele

SHBA- Performanca e këngëtares Adele në Las Vegas, mesa duket nuk ka shkuar aq mirë. Pas koncertit gjendja shëndetësore e Adele është përkeqësuar dhe shkak për këtë është bërë veshja që ajo kishte zgjedhur për performancën. Qëndrimi i gjatë në koncert ka bërë që korseja ta djersisë, duke i ka shkaktuar një infeksion mykoz në lëkurë, shkruan Dailymail.

“Unë djersit shumë dhe ajo shkon askund, kështu që teknikisht jam ‘ulur’ në djersën time, doktori im më diagnostifikoi me një infeksion mykoz në lëkurë. Më rekomanduan një pomadë", tha Adele.

Këngëtarja ndër të tjera e tregoi gjendjen e saj shëndetësore pasi, shtypi do e merte vesh dhe i druhej lajmeve.

“Nuk e di pse sapo ju thashë këtë!” - pranoi Adele përpara se të vinte në dukje se ishte e sigurt që shtypi do të merrte vesh për sëmundjen e saj ku u shpreh se ata do të thonë: “Adele ka puçrra në trup!”

Sipas klinikës Mayo, infeksioni mykoz, shkakton në zonat e djerësitura të trupit shkuqje dhe shpesh prek ijën dhe pjesën e brendshme të kofshëve.

adele

Sondazh

Poll