Art&Argëtim

Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident rrugor, ja si është gjendja e dy këngëtarëve

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të makinës së tij të tipit S Class, ku pjesa e pasme e së cilës ishte e dëmtuar si pasojë e aksidentit.

20 Qershor 2023, 13:07 Nga k.m.
Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident rrugor, ja si
Getinjo dhe Mozzik

PRISHTINË- Dy reperët e njohur kosovar, Getinjo dhe Mozzik janë përfshirë së fundmi në një aksident trafiku rrugor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Getinjo përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar në InstaStory një foto të makinës së tij të tipit S Class, ku pjesa e pasme e së cilës ishte e dëmtuar si pasojë e aksidentit.

Ndërsa krahas saj Getinjo shkruan: Për mësysh!

Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident rrugor, ja si

Sipas disa burimeve për “Prive”, aksidenti që u përshinë dy vëllezërit ka ndodhur në afërsi të të fshatit Varosh në Ferizaj rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.

Ndërsa si pasojë e këtij aksidenti reperët nuk kanë pësuar lëndime fizike por ka vetëm dëmtime materiale.

mozzik getinjo

Sondazh

Poll