Art&Argëtim

Sulmoi Bebe Rexhën në koncert! Zbardhet dëshmia e autorit: Do e gjuaja në fund të shfaqjes, ishte argëtuese

icolas Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.

20 Qershor 2023, 14:18 Nga f.i
Sulmoi Bebe Rexhën në koncert! Zbardhet dëshmia e autorit: Do e
Bebe Rexha dhe Nicolas Malvagna

SHBA- Nicolas Malvagna, 27-vjeç i arrestuar pasi akuzohet se gjuajti me celular këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexhën, ka folur pas sulmit në koncert.

"Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte argëtuese,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij, duke lënë të habitur hetuesit e çështjes.

Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur 27-vjeçari hodhi telefonin drejt saj. Goditja e fortë e la këngëtarentë gjakosur dhe me sy të nxirë. Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital. Nicolas Malvagna u arrestua dhe u akuzua për sulm dhe ngacmim të rëndë.

bebe rexha

Sondazh

Poll