Bota

Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor, grupi i armatosur palestinez ekzekuton 4 izraelitë

Ushtria izraelite tha se personat e armatosur mbërritën me makinë dhe hapën zjarr në një restorant dhe më pas shënjestruan pikën e karburantit.  

20 Qershor 2023, 22:17 Nga a.l
Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor, grupi i armatosur
Foto ilustruese

IZRAEL- Katër izraelitë kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga dy persona të armatosur palestinezë pranë një vendbanimi të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar. 

Katër të tjerë mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, në sulmin pranë Eli në Bregun Perëndimor verior. Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e urgjencës Magen David Adom. Ushtria izraelite tha se personat e armatosur mbërritën me makinë dhe hapën zjarr në një restorant dhe më pas shënjestruan pikën e karburantit.  

Palestinezët janë identifikuar si Mohannad Faleh Shhadeh, 26 vjeç dhe Khaled Mostafa Sbah, 24 vjeç, të dy nga fshati Urif pranë Nablusit, shkruan Al Jazeera. 

Që nga fillimi i vitit 2023, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 160 palestinezë, duke përfshirë 26 fëmijë. Vendbanimet izraelite, të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, strehojnë midis 600,000 dhe 750,000 izraelitë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, pavarësisht se palestinezët kërkojnë tokën si pjesë e një shteti të ardhshëm.

tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll