Bota

Scholz thirrje Kinës: Bindeni Rusinë të ndalojë luftën në Ukrainë

Kina ka deklaruar se dëshiron të veprojë si një negociator paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por në Perëndim ka dyshime se çfarë ndihme po i jep Pekini Moskës.

20 Qershor 2023, 20:08 Nga a.l
Scholz thirrje Kinës: Bindeni Rusinë të ndalojë luftën
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaron se i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë. Gjatë takimit në Berlin me kryeministrin kinez Li Qiang, ai tha se Pekini nuk duhet të furnizojë me armë Rusisë dhe se lufta në Ukrainë nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë, shkruan Sky News.

Kina ka deklaruar se dëshiron të veprojë si një negociator paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por në Perëndim ka dyshime se çfarë ndihme po i jep Pekini Moskës.

Në një moment, Kina pranoi të armatoste fshehurazi Moskën për luftën e saj në Ukrainë, sipas dokumenteve të Pentagonit të zbuluara. 

olaf scholz

Sondazh

Poll