Bota

E rëndë në Turqi/ Kryebashkiaku i AKP gjendet i pajetë në zyrë, dyshimet e para

Pas ndërhyrjes së parë të ekipeve mjekësore që kanë dalë në vendngjarje, Fevzi Kılıç është dërguar në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Sakarya.

20 Qershor 2023, 20:05 Nga a.l
E rëndë në Turqi/ Kryebashkiaku i AKP gjendet i pajetë
Fevzi Kiliç

TURQI- Kryebashkiaku i AKP Erenler Fevzi Kılıç ka pësuar një atak në zemër në zyrën e tij në Sakarya. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Duke parë situatën, punonjësit e komunës kanë njoftuar ekipet shëndetësore.

Pas ndërhyrjes së parë të ekipeve mjekësore që kanë dalë në vendngjarje, Fevzi Kılıç është dërguar në Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Sakarya. Me gjithë ndërhyrjet mjekëve, Kılıç nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën.

Kılıç u zgjodh Kryetar i Bashkisë Erenler në Zgjedhjet e Administratës Vendore të 31 Marsit 2019. Kılıç shërbeu si president i provincës Sakarya të AKP-së midis 2002-2003 dhe 2015-2018. 

fevzi kilic

Sondazh

Poll