Bota

Lajçak takon nënsekretaren Nuland: Tensionet në veri të ulen menjëherë

Ata janë pajtuar se është i rëndësishëm de-përshkallëzimi i menjëhershëm dhe kthimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

20 Qershor 2023, 21:05 Nga a.l
Lajçak takon nënsekretaren Nuland: Tensionet në veri të
Victoria Nuland dhe Miroslav Lajçak

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot njw takim me Nënsekretaren për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan, Victoria Nuland, me të cilën kanë diskutuar për situatën në Kosovë. Lajçak shprehet se me Nënsekretaren Nuland kanë ndarë vlerësimin e njëjtë për situatën në veri të vendit dhe për zgjidhjen e krizës. Ata janë pajtuar se është i rëndësishëm de-përshkallëzimi i menjëhershëm dhe kthimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

“Pata një bisedë shumë të mirë me Nënsekretaren Victoria Nuland. Ndamë vlerësimin e njëjtë për krizën në Kosovë dhe zgjidhjen e saj. U pajtuam mbi rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak. 

 Lajçak sot gjithashtu ka deklaruar se situata në veri është delikate dhe se palët duhet t'i rikthehen procesit të dialogut. 

miroslav lajçak victoria nuland

Sondazh

Poll