Bota

ME FOTO/ Kurti nxjerr DETAJE nga pengmarrja e policëve: Ishin duke ngrënë 7 metra larg makinës! 15 serbë i rrëmbyen

Kurti ka kërkuar edhe një herë nga faktorët ndërkombëtarë, BE, SHBA dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin serb.

20 Qershor 2023, 21:41 Nga a.l
ME FOTO/ Kurti nxjerr DETAJE nga pengmarrja e policëve: Ishin duke
Albin Kurti

KOSOVË-  Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa detaje nga pengmarrja e 3 policëve të Kosovës. Në një postim në rrjete sociale ai tregon përmes disa fotove distancën e policëve nga tavolina e ngrënies pak para se të viheshin në pranga nga forcat serbe. 

“Në momentin e rrëmbimit, tre policët tonë kanë qenë te tryeza e improvizuar për ngrënie, duke drekuar së bashku. Ata janë rrethuar nga 15 persona që i kanë sulmuar dhe i kanë rrëmbyer. Ambasadori ynë në Beograd, Jetish Jashari, sot i ka vizituar ndaras të tre policët, të cilët po mbahen peng nga Serbia. Janë tri rrëfime identike nga tre policët. Pikërisht në atë vend ku e kemi theksuar qysh me datën 15 qershor: 1 kilometër në brendi përgjatë rrugës së bllokuar ilegale, dhe 300 metra, përkatësisht 670 metra, nga të dy anët larg kufirit e brenda Kosovës. Ne jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e Republikës dhe këtë e dokumentojnë qartë dëshmitë që posedojnë institucionet tona të sigurisë, si dhe dëshmia e tre policëve tanë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policor. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe të pacenuar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kërkuar edhe një herë nga faktorët ndërkombëtarë, BE, SHBA dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin serb.

“Njëkohësisht kërkojmë nga faktorët ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja që ta dënojnë agresionin e Serbisë që paraqet edhe shkelje të pikës 4 të Marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës, nga 9 qershori të vitit 1999. Në mesditën e 14 qershorit, u ushtrua agresion i Serbisë ndaj shtetit demokratik të Kosovës, me rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë sonë, thellë në brendi të territorit të Republikës”, ka shkruar ai.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në diskutimin publik në Uashington me emisarin, Miroslav Lajçak i është përgjigjur kritikave se kanë mbajtur qëndrim të një anëshëm në konfliktin aktual Kosovë-Serbi. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë treguar asnjëherë tolerantë ndaj Serbisë, por as të vështirë ndaj Kosovës, duke iu referuar 'akuzave' ndaj kryeministrit Kurti. 

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll