Bota

Vijojnë kërkimet në garë me kohën! Miliarderë dhe eksplorues, kush janë 5 pasagjerët në nëndetësen e humbur

20 Qershor 2023, 11:50 Nga f.i
Vijojnë kërkimet në garë me kohën! Miliarderë dhe
personat në bord

SHBA- Midis pesë personave në bordin e Titanit, deri më tani janë konfirmuar tre persona. Dailymail raporton se në bord ndodhej Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues miliarder britanik 59-vjeçar dhe një biznesmen pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood.

Eksploruesi francez me famë botërore Paul-Henri Nargeolet dyshohet se është gjithashtu në bord. CEO i "OceanGate", Stockton Rush, besohet të jetë anëtari i pestë i ekuipazhit.

Ish-anëtar i marinës franceze për 25 vjet, Nargeolet ishte ai që drejtoi Nautilus, një nëndetëse e vogël e cila në vitin 1987, pas zbulimeve të para, konfirmoi praninë e anijes dhe lejoi, pas 34 zhytjesh të ndryshme, të rikuperonte mbi 1800 objekte.

Tahmë ka një garë të dëshpëruar me kohën për ekuipazhet e shpëtimit nga SHBA-ja dhe Kanadaja për të gjetur anijen e cila mendohet të ketë 'pushuar' për herë të fundit ndërsa ishte drejtpërdrejt mbi mbytjen e Titanikut. Kërkimet bëhen gjithmonë e më të vështira dhe sfiduese, përpara se ajri të mbarojë. Besohet se nëndetësja ka oksigjen të mjaftueshëm për të qëndruar nën ujë deri në orën 12:00 të së enjtes me orën e Mbretërisë së Bashkuar.

zhduken turistet ne oqeanin atlantik

Sondazh

Poll