Bota

TERROR në Zelandën e Re/ Me sëpatë në duar autori sulmon darkuesit e restoranteve kineze, 4 të lënduar

Dëshmitarët kanë rrëfyer skenën e tmerrshme, ku sipas tyre autori hyri në restorant me sëpatë në duar dhe nisi të godiste njerëzit që ndodheshin brenda.

20 Qershor 2023, 11:14 Nga f.i
TERROR në Zelandën e Re/ Me sëpatë në duar autori
foto ilustruese

ZELANDË E RE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zelandën e Re, ku katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka sulmuar darkuesit në disa restorante kineze në Auckland, shkruajnë mediat e huaja.

Dëshmitarët kanë rrëfyer skenën e tmerrshme, ku sipas tyre autori hyri në restorant me sëpatë në duar dhe nisi të godiste njerëzit që ndodheshin brenda. Dyshohet se ai mbante edhe armë të tjera të ftohta duke përfshirë dhe diçka të ngjashme me çekiçin.

Konkretisht, sulmet ndodhën në restorantet Zhangliang Malatang, Yues Dumpling Kitchen dhe Maya Hotpot. Autoritet po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

sulm terrorist ne zelande

Sondazh

Poll