Bota

Norvegjia vendi më i sigurt në Bashkimin Evropian për shoferët

Në vend të dytë qëndron Suedia me 22 vdekje për një milion banorë.

20 Qershor 2023, 10:47 Nga f.i
Norvegjia vendi më i sigurt në Bashkimin Evropian për
foto ilustruese

NORVEGJI- Sipas një statistike, Norvegjia është vendi më i sigurt në Bashkimin Evropian për përdoruesit e makinës, pasi janë regjistruar 21 vdekje nga trafiku rrugor për një milion banorë në vitin 2022. Mediat e huaja raportojnë se në vend të dytë qëndron Suedia me 22 vdekje për një milion banorë.

Në dy vende, në Maltë dhe në Holandë, vdekshmëria në trafikun rrugor ishte më e lartë në vitin 2022 se në vitin 2012. 

Nga 32 vendet që mbajnë të dhëna për aksidentet rrugore në Evropë, vetëm 13 vende shënuan ulje të vdekjeve nga aksidentet rrugore në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Sllovenia renditet e para me një rënie prej 25%, e ndjekur nga Letonia me 23%, Lituania dhe Qiproja me 18%. Megjithatë, vdekjet nga trafiku rrugor u rritën në 19 vende në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

norvegji

Sondazh

Poll