Bota

HAGË/ Dëshmitari 11 vijon dëshminë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Pyetjet e para të prokurorit James Pace vijuan në seancë private, meqë siç tha ai, kanë të bëjnë me identitetin e dëshmitarit. Ai prezantoi disa dokumente në ekranin e gjykatores, por të njëjtat nuk janë bërë publike.

20 Qershor 2023, 11:28 Nga f.i
HAGË/ Dëshmitari 11 vijon dëshminë në gjykimin
gjyqi në Hagë

HAGË- Në seancën e sotme të gjyqit në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i dhjetë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve. Pyetjet e para të prokurorit James Pace vijuan në seancë private, meqë siç tha ai, kanë të bëjnë me identitetin e dëshmitarit. Ai prezantoi disa dokumente në ekranin e gjykatores, por të njëjtat nuk janë bërë publike.

Dëshmitarit iu shfaq edhe deklarata që e kishte dhënë për UNMIK-un në vitin 2003.

Paraprakisht është dëgjuar dëshmitari 3540 i cili ka folur për periudhën e vitit 1998 kur edhe pretendon se ishe ndaluar nga UÇK. Ai ka thënë se ka punuar roje pylli kur sipas tij ishte ndaluar nga ushtarë të UÇK-së. Fillimisht ai nuk ka thënë se ka dhënë informata për UÇK-në te autoritetet serbe por më pas mbrojtja e Thaçit, Gregory Kehoe e ka përballur atë me deklaratën që vetë e kishte dhënë për ZPS-në, ku thuhej se kishte informuar Serbinë për aktivitetet e UÇK-së.

kosova ne hage

Sondazh

Poll