Bota

Dokumentet e klasifikuara, Trump: Nxora të gjitha kutitë me shpejtësi, kisha sende personale aty

Në këtë intervistë që u transmetua dje, në rrjetin konservator, 77-vjeçari Trump, i cili do të përpiqet të rifitojë presidencën amerikane vitin e ardhshëm, vuri në dukje se gjatë daljes së tij të shpejtë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, sendet e tij personale ishin përzier me dokumente qeveritare.

20 Qershor 2023, 10:40 Nga I.A
Dokumentet e klasifikuara, Trump: Nxora të gjitha kutitë me
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA Donald Trump, i cili është paditur për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, u mbrojt të dielën në një intervistë me Fox News, duke thënë se ishte shumë "i zënë" për tu marr me dokumentet e klasifikuara. Në këtë intervistë që u transmetua dje, në rrjetin konservator, 77-vjeçari Trump, i cili do të përpiqet të rifitojë presidencën amerikane vitin e ardhshëm, vuri në dukje se gjatë daljes së tij të shpejtë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021, sendet e tij personale ishin përzier me dokumente qeveritare.

“Nga ana ime i nxora jashtë me nxitim, por njerëzit i mblodhën dhe ne u larguam. Kisha rroba atje, kisha të gjitha llojet e sendeve personale, shumë gjëra. Unë kam të drejtë të kem këto kuti”, deklaroi ai.

Kur reporteri i Fox News, Brett Baier e pyeti se pse ai thjesht nuk i dorëzoi dokumentet kur agjentët federalë ia kërkuan, Trump u përgjigj: Për shkak se kisha kuti, doja të kaloja nëpër ato kuti për të marrë të gjitha gjërat e mia personale. Nuk doja t'i dorëzoja ato për momentin. Kam qenë shumë i zënë, siç mund ta thoni.

Trump u shfaq një javë më parë përpara një gjyqtari federal në Miami për tu akuzuar zyrtarisht me 37 akuza në hetimin që filloi kundër tij pasi FBI kontrolloi rezidencën e tij në Florida gushtin e kaluar.

donald trump

Sondazh

Poll