Aktualitet

Studentët e mjekësisë në protestë: Tarifa 5 mijë euro është marramendëse, e vendosim ne se ku duam të shkojmë

Gjatë fjalës tyre studentët kanë theksuar se tarifa prej 5 mijë eurove e vendosur nga qeveria është marramendëse.

20 Qershor 2023, 11:33 Nga I.A
Studentët e mjekësisë në protestë: Tarifa 5 mijë
Protesta

TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë ditën e sotme në lidhje me draftin e qeverisë për t'i detyruara ata të punojnë tre vite pas përfundimit të studimeve në vend. Gjatë fjalës tyre studentët kanë theksuar se tarifa prej 5 mijë eurove e vendosur nga qeveria është marramendëse. Ndërkohë që kanë shtuar se e vendosin vetë ata se ku do të shkojnë.

"Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër. Tarifa 5 mijë euro është marramendëse. Ne do jemi gjithnjë kundra dhe nuk ndalemi nga protestat," tha studenti.

studentet e umt ne proteste

Sondazh

Poll