Aktualitet

Kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Manëz, reagon policia: Do të vijojnë në të gjithë territorin

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë marrë masa për kryerjen e kontrolleve, i cili do të zhvillohet me një vendim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

20 Qershor 2023, 11:19 Nga k.m.
Kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Manëz, reagon
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit në një reagim zyrtar bën me dije se kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit janë kryer në të gjitha ambientet dhe zyrat e kampit. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë marrë masa për kryerjen e kontrolleve, i cili do të zhvillohet me një vendim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Megjithatë, Policia gjithashtu shtoi se njoftimi ishte vetëm për dijeni dhe informacion, pasi aksioni ishte ende në zhvillim e sipër. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

manez organizata mek mek

Sondazh

Poll