Aktualitet

Studentët e mjekësisë kundër draftit të qeverisë, dalin në protestë: Përmirësoni kushtet që të mos ikim

Po ashtu ata u kanë bërë thirrje qeverisë që para se të fajësojnë mjekët të kthejnë gishtin nga vetja dhe të përmirësojnë kushtet. 

20 Qershor 2023, 11:31 Nga I.A
Studentët e mjekësisë kundër draftit të qeverisë,
Protesta

TIRANË- Studentët e mjekësisë kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër draftit të qeverisë për punën e detyruar për tre vite. Po ashtu ata u kanë bërë thirrje qeverisë që para se të fajësojnë mjekët të kthejnë gishtin nga vetja dhe të përmirësojnë kushtet. 

“Nuk duam kurrsesi që në shtator të gjendemi pabesisht para firmosjes së kontratës. Përpara se të fajësoni mjekët që ikin, ktheni gishtin nga vetja dhe pyeteni veten pse? Pse po ikin? Çfarë po ofrojnë vendet e tjera më shumë që po na marrin mjekët? Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Përmirësoni sistemin shëndetësor, arsimin dhe kushtet e punës dhe duam përmirësime konkrete, jo vendime të shkruara në letra që nuk janë vënë kurrë në jetë,” tha një protestuese.

studentet e umt ne proteste

Sondazh

Poll