Aktualitet

Ç'po ndodh në Manëz?! Zëdhënësi i MEK: Një i vdekur, disa të plagosur brenda kampit

Duke folur për mediat ai ka theksuar se kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë.

20 Qershor 2023, 11:22 Nga k.m
Ç'po ndodh në Manëz?! Zëdhënësi i MEK:
Manze

DURRËS- Zëdhënësi i MEK ka deklaruar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit. Duke folur për mediat ai ka theksuar se kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë. Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në Shqipëri. Sot është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

organizata mek

Sondazh

Poll