Aktualitet

Lufta kundër terrorizmit, policia kontroll në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit

Forca të shumta policore me grupe të shumta po zhvillojnë kontrolle në ambjentet e brendshme të kampit.

20 Qershor 2023, 09:23 Nga k.m.
Lufta kundër terrorizmit, policia kontroll në kampin e
Kampi në Manzë

MANZË- Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/ MEK Iran) në Manzë të Durrësit. Forca të shumta policore me grupe të shumta po zhvillojnë kontrolle në ambjentet e brendshme të kampit. Kontrolli po bëhet kundër luftës ndaj terrorizmit me urdhër të Gjykatës së Tiranës, por ende nuk dihen detaje. Deri më tani mësohet se janë sekuestruar disa servera dhe janë marrë në pyetje disa persona.

Sipas Policisë, ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Ka dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

organizata mek manze

Sondazh

Poll