Politike

“Jam i lënduar”, Rama flet për marrëdhënien me Vuçiç: Kanë abuzuar me këtë çështje, me Kurtin jam korrekt (VD)

10 Tetor 2019, 19:39 Nga DOSJA
“Jam i lënduar”, Rama flet për marrëdhënien me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, takim në kuadër të një marrëveshje e cila do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në Shqipëri, Serbi dhe në Maqedoni të Veriut.

Në një intervistë për “Tv Klan”, Rama ka folur për marrëdhëniet e tij me presidentin e serb, Aleksandër Vuçiç dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se Kurti sipas tij është votuar nga populli dhe është një individ i zgjedhur që është gati të marrë përgjegjësitë.

I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me Vuçiç, Rama u shpreh se është lënduar me gjithçka që është thënë në lidhje me këtë marrëdhënie.

Faleminderit që ma dhe mundësinë. Më kanë lënduar jo pak abuzimet, gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time lidhur me këtë marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie e hapur dhe e drejtpërdrejtë dhe sigurisht është një marrëdhënie që asnjëherë nuk e përjashton debatin e vazhdueshëm që kemi për të ardhmen e Kosovës. Dhe absolutisht, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë shtrihet dhe me faktin se ai ka mirëkuptuar që unë nuk mund të pushoj dhe nuk mund të ndryshoj qëndrim, lidhur me Kosovës. Por e thashë që në fillim, jam i lënduar që edhe figura të larta politike në Kosovë, sepse në Shqipëri e kam pasur gjithmonë. E kanë shënjestruar këtë marrëdhënie si një bazë për shpifje dhe gënjeshtra, sikur unë paskam qenë njeriu që kam promovuar ndarjen e Kosovës. Më vjen shumë keq që kam qenë i detyruar të dal publikisht dhe të përgënjeshtroj një gënjeshtër të madhe si asjo që prodhoi dhe shpërndau Haradinaj,”– tha Rama.

Përsa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, kryeministri u shpreh se me të ka pasur gjithmonë një marrëdhënie korrekte.

Me Albinin kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë dakort ma ka thënë, por ndryshe nga Albini, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë me njëri-tjetrin. Dhe më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësinë e kryeministrit dhe t’i japë Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar,”-tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti aleksandar vucic edi rama albin kurti aleksandar vucic edi rama

Sondazh

Poll