Politike

Berisha kundër Nobelit: Fituesi është një monstër i racizmit, Akademia të tërheq vendimin

10 Tetor 2019, 20:08 Nga DOSJA
Berisha kundër Nobelit: Fituesi është një monstër i

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Akademisë së Nobelit, që i dha çmimin më të lartëshkrimtarit austriak Peter Handke, i cili njihet si një adhurues i Millosheviçit.

Berisha shkruan se Handke është monstër i racizmit dhe i bën thirrje Komitetit të Çmimit Nobel që të shqyrtojë vendimin.

“Nje monster e racismit Peter Handke, adhurues i kasapit te Ballkanit mohues i genocidit serb ne Bosnje dhe Kosove, nje Knut Hamsun i Ballkanit laurohet me çmimin Nobel. Kjo eshte nje fyerje e rende per qindra mijra viktima te genocidit te xhelateve Millosheviç, Karaxhixh, Mlladiç. Iu bej thirrje autoriteteve te Komitetit te Çmimit Nobel te rishqyrtoje vendimin e tij.”, shkruan Berisha.

Sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare. Nobelisti i fundit i letërsisë është shkrimtari japonez Kazuo Ishiguro, i shpërblyer në vitin 2017.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike çmimi nobel cmimi nobel ne letersi peter handke sali berisha çmimi nobel cmimi nobel ne letersi peter handke sali berisha

Sondazh

Poll