Politike

Franca vendos për Shqipërinë: Deri në Mars 2020 duhet të shohim arritje të reformave

10 Tetor 2019, 19:50 Nga DOSJA
Franca vendos për Shqipërinë: Deri në Mars 2020 duhet

TIRANË- Në një kohë kur data për vendimin e Këshillit të Evropës për Shqipërinë po afrohet, vendet skeptike po kristalizojnë mendimin e tyre. Mediat e huaja sot kanë shkruar se Franca është kundër Shqipërisë, por dhe Holanda është kundër.

Dosja.al është njohur sot me një deklaratë të qeverisë Franceze, e cila shprehet se para hapjes së negociatave duhen plotësuar disa kushte. “Së pari, Këshilli i Konkluzioneve konsideron se kërkohet një qasje e rishikuar ndaj procesit të zgjerimit, me qëllim që të sigurojë që negociatat e pranimit të jenë më graduale, më konkrete në përfitimet që ato sjellin për vendet e interesuara dhe të kthyeshme sipas zbatimit efektiv, të prekshëm dhe të qëndrueshëm të reformat, me një fokus të veçantë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore”, shkruhet në deklaratën e siguruar nga Dosja.al.

Po ashtu së dyti ky Këshill konsideron se përpjekjet e mëtejshme në sjelljen dhe zbatimin e reformave janë të nevojshme në fushën e shënuar më poshtë për secilin vend. Instrumentet ekzistuese të bashkëpunimit midis BE-së dhe vendeve kandidate duhet të kontribuojnë në një mënyrë më strategjike përafrimin e BE-së, përfshirë këtu përmes mobilizimit më të madh të ekspertizës së Shteteve Anëtare.

Për këtë qëllim, përpara vendimit për hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Këshilli fton Komisionin të paraqesë deri në Mars 2020 propozime konkrete për zbatimin e kësaj metodologjie të re, si dhe të raportojë mbi zbatimin aktual të reformave në secilin vend.

Me këtë vendim Franca është për një shtyrje të hapjes së negociatave duke kërkuar si afat marsin e vitit 2020, që shuan dritën jeshile që mund të hapej në 18 tetor 2019.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike franca kunder negociatave franca kunder shqiperise hapja e negociata per shqiperine franca kunder negociatave franca kunder shqiperise hapja e negociata per shqiperine

Sondazh

Poll