Sport

Zinedine Zidane do jetë trajneri i ri i Juventusit

1 Mars 2019, 16:06 Nga DOSJA
Zinedine Zidane do jetë trajneri i ri i Juventusit

Massimiliano Allegri besohet të lërë stolin e Juventusit në fund të sezonit me Zinedine Zidane që mendohet zëvendësuesi perfekt për italianin.

Kjo teori mbështetet nga raportimeve të shumë mediave të ndryshme nëpër europë, të cilat thonë se Allegri ka vitin e tij të fundit ne Torino.

Artikuj të Corriere della Sera, Tuttosport dhe The Sun bëjnë me dije se italiani e ka vendosur të largohet pavarsisht se çfarë ndodh deri në verën e ardhsshme.

Ka shumë variante se ku mund të përfundojë italiani, me Real Madrid dhe Inter destinacionet më të mundshme.

Mesa duket hiearkia e ka të qartë se nëse kjo ndodh, njeriu perfekt për në Allianz Stadium është ish lojtari i tyre Zinedine Zidane.

Francezi ka marrë vitin pushim pasi u largua nga Real Madrid verën e kaluar ku fitoi dhe 3 tituj të Champions League rradhazi.

Zidane i kaloi 4 vite të karrierës futbollistike tek Juventusi dhe njeh shumë mirë familjen Agnelli.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus massimilliano allegri zinedine zidane juventus massimilliano allegri zinedine zidane

Sondazh

Poll