Art&Argëtim

Video/ Burri i dehur dëbohet nga fluturimi pasi volli mbi flokët e një pasagjereje tjetër

10 Tetor 2019, 16:21 Nga DOSJA
Video/ Burri i dehur dëbohet nga fluturimi pasi volli mbi flokët e

Çikago-  Një fluturim nga Çikago drejt Baltimorit është detyruar të bëjë një ndalesë emergjente, pasi në bordin e tij ndodhi një aksident aspak i këndshëm.

Një pasagjer i dehur, pas disa sekuencash turbulente, nuk ka mundur t’a mbajë më veten e tij dhe ka vjellur mbi flokët e një pasagjereje tjetër.

Cassidy Smith është emri i pasagjeres fatkeqe, e cila pasi përjetoi skenën e shëmtuar dhe pa se flokët e saj ishin mbuluar me të vjellta, stomaku i saj u përzie dhe ajo volli mbi ekranin e telefonit të saj.

Avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente, për të zbritur pasagjerin e dehur, ndërkohë që stafi i tij ndihmoi vajzën për t’u pastruar.

Në avion u krijua një atmosferë aspak e bukur, dhe njerëzit që gjendeshin në të filluan të ndjenin një aromë jasht mase të keqë.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale pasagjeri vjell mbi floket e nje gruaje pasagjeri vjell mbi floket e nje gruaje

Sondazh

Poll