Art&Argëtim

E trishtë/ Mijëra pinguinë të rracës perandoriake janë zhdukur në Antarktidë

10 Tetor 2019, 16:00 Nga DOSJA
E trishtë/ Mijëra pinguinë të rracës perandoriake

ANTARKTIDË- Mijëra pinguin perandorë u mbytën pasi copa gjigande e akullit mbi të cilin po qëndronin u shkatërrua si pasojë e motit të keq.

Katastrofa ndodhi gjatë vitit 2016,  në buzë të raftit të akullit Brunt.

Shkencëtarët thonë se kolonia në buzë të raftit të akullit Brunt përbehej nga zogj të rritur pinguinësh, të cilët nuk tregonin asnjë shenjë përpjekjeje për të rivendosur popullsinë. Dhe ndoshta do të ishte e kotë për ta të provonin pasi një tjetër ajsberg gjigant do t’a prishte sërisht vendin e tyre.

 Humbja dramatike e pinguinëve perandorë të rinj raportohet nga një ekip i anketës britanike të antarktikut.

Doktor Peter Fretwell dhe Phil Trathan, pjestar të anketës britanike, e vunë re zhdukjen e kolonisë së pinguinëve ndërmjet fotove satelitore.

Popullsia Brunt, e pinguinëve, e cila kishte mesatarisht 14,000-25,000 çifte pinguinësh për disa dekada (5-9% të popullsisë globale), në thelb u zhduk brenda natës.

Rraca e pinguinëve perandorë, është dhe rraca me pinguinët më të gjatë dhe të mëdhenj, si dhe më të rëndët nga të tëra speciet e pinguinëve dhe kanë nevojë për sipërfaqe të besueshme të akullit mbi të cilat duhet të rriten, dhe kjo platformë e akullt duhet të vazhdojë të qëndrojë e njëtrajtëshme, nga prilli, kur të mbërrijnë zogjtë, deri në dhjetor, kur zogjtë e tyre të vegjël të lindin.

Nëse akulli i detit shpërthen shumë herët, zogjtë e rinj nuk do të kenë pendët e duhura për të filluar notin. Kjo duket se ka qenë ajo që ka ndodhur në vitin 2016, dhe pinguinët nuk kanë mundur të mbijetojnë dot.

Burimi:BBC

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete zhduken pinguinet brenda nates zhduken pinguinet brenda nates

Sondazh

Poll