Art&Argëtim

FOTO/ Gjesti fisnik i gjirokastritëve, gjejnë të plagosur shqiponjën e malit dhe e shtrojnë në spital. Paguajnë gjtihçka

10 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
FOTO/ Gjesti fisnik i gjirokastritëve, gjejnë të plagosur

TIRANË– Disa persona nga Gjirokastra ka bërë një gjest mjaft human për një shqiponjë mali të cilën e ka gjetur të plagosur.

Në një postim në rrjetet sociale të bëtë nga faqja Albanian Wildlife Rescue Team shkruhet se shqiponja e malit (Aquila chrysaetus) është gjetur e plagosur në gjendje të dobët fizike nga disa qytetarë në Gjirokastër.

Të rinjtë kanë bërë të mundur transportimin e shpendit të rrallë dhe mjaft të veçantë në një spital privat në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndër reshta sqarohet se shqiponja e lënduar duket të jetë juvenil i cili ska shumë që ka lënë tufën prindërore dhe për rrjedhojë jo dhe aq gjuetar i zoti.

Mbas kryerjes së grafive dhe diagnostifikimit paraprak, dyshohet se shpendi është plagosur gjatë gjuetisë për tu ushqyer nga ndonjë gjitar, i cili i ka shkulur pendët dhe dëmtuar lehtësisht në krahun e djathtë.

Ndërkohë bëhet me dije se menjëherë kanë filluar seancat e mjekimit të plagëve dhe rimëkëmbja e gjendjes shëndetësore të shpendit, i cili do të qëndrojë në kujdesin e mjekëve deri sa të jetë i gatshëm për të fluturuar sërish.

Shqiponja e malit ka pësuar një rënie shumë të fortë të populates vitet e fundit. Ky është një shpend mjaft i dashur për të gjithë shqiptarët, pasi zë edhe flamurin tonë kuq e zi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim gjesti fisnik i gjirokastriteve shqiponja e plagopsur gjesti fisnik i gjirokastriteve shqiponja e plagopsur

Sondazh

Poll