Art&Argëtim

Zbulohet në Xhorxhia peshku gjarpër që mund të mbijetojë jashtë ujit / Polica urdhëron vrasjen e tij

10 Tetor 2019, 15:21 Nga DOSJA
Zbulohet në Xhorxhia peshku gjarpër që mund të

Xhorxhia  Një  specie e re peshku është zbuluar për herë të parë në Xhorxhia.

Peshku, koka e të cilit i ngjason asaj të një gjarpëri, është  një specie invazive jo-vendase, që do të thotë se ajo  prek  dhe rrezikon speciet vendase duke konkurruar për ushqim dhe habitat.

Në Xhorxhia është e paligjshme të posedosh një specie të tillë pa licencë të vlefshme për kafshët e egra.

Zyrtarët e policisë po paralajmërojnë këdo që bie në kontakt me speciet që ta vrasin atë menjëherë.

Matt Thomas, shefi i peshkimit për Divizionin e Burimeve të Jetës së egër tha se ata po investigojnë nëse ky lloj peshku është përhapur vetëm në disa ujëra të Xhorxhias, apo nëse ai tashmë ndodhet në të tëra ujërat e vendit.

Synimi i divizionit është ta ruajë peshkun gjarpër nga përhapja në ujërat e tjerë të Xhorxhias.

Ndërsa kjo është hera e parë që është zbuluar në Xhorxhia, kokat e gjarprit janë raportuar në 14 shtete në shkallë vendi. Peshku i gjatë dhe i hollë ka një pamje të errët ngjyrë kafe dhe mund të rritet në gjatësi deri  tre metra. Ai gjithashtu mund të marrë frymë nga ajri dhe të mbijetojë në sisteme me oksigjen të ulët, përfshirë në tokë.

“Nëse është e mundur, bëni fotografi të peshkut, duke përfshirë ngushticat e gojës, velëzat dhe bishtin si dhe  shënimin e vendit ku është kapur,” thanë zyrtarët e shtetit.

Departamenti i bujqësisë i Shteteve të Bashkuara e konsideron peshkun e gjarprit “kafshë të egër të dëmshme”.

Burimi:CNN

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete gjeorgji peshku gjarper gjeorgji peshku gjarper

Sondazh

Poll